Friday, November 1, 2024
Home Politikë Manjani: Holanda iu dha shuplakë të madhe pijanecëve të Brukselit

Manjani: Holanda iu dha shuplakë të madhe pijanecëve të Brukselit

0
634

Ish ministri i Ramës, Ylli Manjani thotë se Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë kusht për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE dhe këtë e mbështet mbi mendimet e ministrit holandez të Jashtëm.

Sipas Manjanit, ky i fundit iu dha një shuplakë pijanecëve të Brukselit, që e duan Shqipërinë.

Statusi i Manjanit

Ministri i Jashtëm i Holandës ju dha shuplakën e madhe si Edi Ramës ashtu edhe burokratëve e pijanecëve të Brukselit.

“Rekomandimi i Komisionit pra i burokratëve dhe pijanecëve) ishte i parakohshëm për Shqipërinë, sepse ajo s;ka përmbushur asnjë kusht”- deklaron Ai.

Në fakt është shumë e hidhur për të gjithë ne ky konstatim, por e vërteta na ndihmon të trajtojmë çështjen ashtu siç duhet.

Çelja e bisedimeve, bisedimet në vetvete dhe, anëtarësimi në BE është çështje merite dhe jo nder shokësh e shoqesh burokratë, me të cilët na është mburrur Rama gjithë këto vite.

Gjithkush mund të vlerësojë vetë sa evropiane është Shqipëria e sotme?!

Jemi të identifikuar si trafikantë, të korruptuar, dogaxhinj e kriminelë gjithandej.

Nuk na i kanë rikthyer vizat, lavdi zotit, por në çdo pikë kontrolli kufitare në Evropë na bëjnë zbor me pyetje e super verifikime sa na shohin pasaportën.

Në cilin vend Evropian ikin masivisht njerëzit nga vendi i tyre?!

Në cilin vend Evropian diskutohet (pa)aftësia e shtetit për të vendosur ligjin, për të garantuar liritë e të drejtat kushtetuese si dhe zgjedhjet e lira e demokratike?!

Në cilin vend Evropian Kryeministri sillet si puçist në shtetin e vet?!

Në cilin vend Evropian mbyllja e gjykatave quhet drejtësi?!

A ka kund ndonjë KQZ që të mos njohë autoritetin ligjor të kreut të shtetit?!

Ku në Evropë policia prish shtëpi pasi ka helmuar me gaz lotsjellës banorët e saj?!

Ku në Evropë gjendet një parlament monist dhe pa numrat e nevojshëm për tu quajtur parlament?!

Në ç’vend të Evropës kushton ribërja e 1 km rrugë e ndërtuar 20 milion euro?!

Ku në Evropë, gjendet prokurorë që nuk hetojnë asnjë skandal të qeverisë e shtetit?!

Në cilin vend të Evropës dënohet protestuesi dhe denoncuesi dhe i denoncuari megjithëse kapet në flagrancë nuk i hyn gjemb në këmbë?!

Cili kryeministër evropian lë detyrën publike dhe me avion privat (të financuar nga nuk dihet) shkon të bëjë foto me Ronaldon?!!

Etj etj etj….

Ja pra që Evropa është meritë dhe jo shoqëri supe e pilafi me fruta deti me ekspertë e ambasadorë. Këto të fundit nuk guxojnë të flasin se ju bërtet Rama!

Nuk ka pra asnjë lidhje me Evropën e perëndimin ky realitet ku jemi katandisur.

Ndaj dhe shqiptarët IKIN.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here