Monday, May 20, 2024
Home Politikë Basha: 30 qershori, varreza politike e Ramës! Asnjë hap pas

Basha: 30 qershori, varreza politike e Ramës! Asnjë hap pas

0
508

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një status në Facebook thotë se 30 qershori është varreza politike e kryeministrit Rama.

Referuar protestës së 21 qershorit, Basha thotë se tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve.

Basha: 30 qershori është varreza politike e Edi Ramës, shokut të Avdylajve dhe bandave të krimit. Shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Boll më me Shqipërinë që duan vetëm ata! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Asnjë hap pas.

Protesta e radhës e opozitës do të jetë në 21 qershor në orën 20:00. Në mbledhjen e ish-grupit të PD pasditen e së premtes, Basha është shprehur se Rama i ka shpallur luftë opozitës.

“Edi Rama na ka shpallur luftë. Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me çdo mjet. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Është krim veçanërisht në kushtet e dekretit te presidentit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here