Pas jetesës, teknologjia po na ndryshon edhe trupin?!

0
1053

Teknologjia na e ka transformuar rrënjësisht mënyrën e jetesës, që nga mënyra si lexojmë, si punojmë, si komunikojmë, bëjmë pazar apo njihemi me njerëz të rinj. Por kjo është diçka që e dimë të gjithë. Ajo që mund të mos kemi kuptuar është sesi aparatet që përdorim çdo ditë po na ndryshojnë edhe trupat.

Hulumtimet e reja të biomekanikëve kanë zbuluar se te të rinjtë, në pjesën e pasme të kafkës po zhvillohen gunga në trajtë brirësh. Këto struktura kockore e kanë origjinën te përkulja e vazhdueshme e kokës përpara.

Kjo e zhvendos peshën nga shpina në muskujt e pjesës së prapme të kokës, duke shkaktuar rritjen e kockave në lidhjet e tendinave dhe ligamenteve. Transferimi i peshës që e shkakton këtë mund të krahasohet me mënyrën se si lëkura trashet dhe krijohen kallot si pasojë e shtypjes që krijon këpuca.

Studimi i kryer nga një ekip në Universitetin Sunshine Coast në Kuinslend, Australi, argumenton se ky ndryshim që vërehet sidomos te të rriturit në moshë të re, për shkak të posturës së trupit kur përdorim smartfonët.

Ata thonë se smartfonët dhe pajisje të tjera që mbahen në dorë po shtrembërojnë trupin e njeriut, pasi imponojnë përkuljen përpara për të parë ekranet.

Studiuesit thonë se ky zbulim shënon dokumentimin e parë të përshtatjes fiziologjike ose skeletore me teknologjinë e përparuar.

Mjekët kanë përmendur prej kohësh “qafën e mesazheve”, dhe kanë trajtuar “gishtat e mesazheve”, çrregullime që nuk janë përcaktuar qartë si sindroma, por i ngjajnë asaj të tunelit karpal. Studime të tjera të deritanishme nuk kishin gjetur një lidhje mes përdorimit të smartfonëve dhe ndryshimeve kockore në trupin e njeriut. /“The Washington Post” 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here