Auditi i qeverisë, rendit koncesionet me rrezik të lartë, kontratat nuk po monitorohen

0
542

Sistemi i koncesioneve dhe administrimit të tyre u konsiderua një ndër katër rreziqet më të larta që po krijojnë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit. Këtë herë evidenca vjen nga vetë qeveria e cila nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Në analizën për kontrollet e vitit 2018 që janë bërë gati për raportim në Kuvend auditi qeverisë në ministritë e linjës janë evidentuar me risk të lartë këto sisteme:
-Sistemi i prokurimeve, blerjeve dhe investimeve;
-Sistemin e administrimit të aseteve;
-Sistemin e koncesioneve, ankandeve dhe administrimit të pronës;
-Sistemin e menaxhimit financiar dhe kontrollit

Gjetjet kryesore në sistemin e koncesioneve dhe ankandeve evidentohen në mos-monitorimin e zbatimit të kontratave koncesionare që janë në fazën e ndërtimit ose kanë hyrë në fazën e shfrytëzimit.
Gjithashtu u gjet mungesë monitorimi në veprimtarinë e sektorit për oponencën teknike dhe mosrespektimin e kushteve të marrëveshjeve lidhur me garancitë financiare të marrëveshjeve hidrokarbure.

Audituesit e qeverisë raportuan se ka mungesë të procedurave të shkruara në lidhje me procesin e identifikimit të risqeve, kryesisht të risqeve që kanë të bëjnë me korrupsionin apo mashtrimin, gjë që bën që menaxhimi të mos jetë i angazhuar në trajtimin e tyre, dhe rrjedhimisht, kontrollet e brendshme në proceset e ndryshme të punës nuk janë të bazuara në risk.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here