Sunday, May 19, 2024
Home Lajme Kriza e fëmijëve emigrantë, demokratët 4.5 miliardë dollarë për ndihma humanitare

Kriza e fëmijëve emigrantë, demokratët 4.5 miliardë dollarë për ndihma humanitare

0
585

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA kanë miratuar 4.5 miliardë dollarë për ndihma humanitare për kufirin jugor.

Vdekjet e disa emigrantëve, së bashku me raportet për fëmijët e lënë pas dorë në një stacion patrullimi kufitar në Texan, çuan në bindjen e demokratëve për miratimin e buxhetit. Por projektligji përballet me një rrugë të vështirë në Senatin e kontrolluar nga republikanët.

Versioni i demokratëve thotë se fondet duhet të përdoren vetëm për ndihma humanitare dhe jo për ndërtimin e një muri kufitar.

Ligji u ashpërsua pasi disa demokratë shprehën shqetësim për sigurimin e fondeve shtesë për agjencitë e përfshira në situatën aktuale, duke përfshirë ato që zbatojnë politikën e “tolerancës zero” të Presidentit Donald Trump, që çon në ndarjen e fëmijëve emigrantë nga prindërit e tyre.

Politika “Zero tolerancë” u njoftua në fillim të vitit 2018. Duke ndjekur penalisht të rriturit që kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin, që kishte efekt ndarjen e fëmijëve nga prindërit e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here