Saturday, May 11, 2024
Home Ekonomi Turistët zgjedhin Shqipërinë: 6 mujorin e parë 2.13 mln të huaj

Turistët zgjedhin Shqipërinë: 6 mujorin e parë 2.13 mln të huaj

0
556

Shqipëria vijon të mbetet nje destinacion turistik për shumë të huaj.  Megjithëse sezoni turistik ende nuk ka arritur kulmin e tij Shqipëria rezulton e vizituar nga të huajt më shumë se viti që lamë pas. Referuar të dhënave të marra nga Ministria e Brendshme në 6 muajt e parë të vitit 2019 në Shqipëri kanë hyrë 2.13 milionë qytetarë të huaj ose thënë ndryshe 11.3 përqind më shumë se sa një vit më parë.

Nga gjithë shtetasit e huaj qe kanë vizituar Shqipërinë nga janari deri në qershor 817 mijë kanë deklaruar në kufij se janë turistë. Me nisjen e stinës së verës fluksi i turistëve që frekuentojne Shqipërinë është rritur me 27%.  Vetëm në muajin qershor në Shqipëri kanë hyrë 630.334 shtetas te huaj nga të cilët 57% kanë qenë turistë, duke shënuar një rritje me 4% krahasuar të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Me kulmimin e sezonit turistik pritet që numri i turistëve që do të zgjedhin rivierën shqiptare dhe resortet moderne për të pushuar do të rritet duke shënuar kështu një rekord të ri për turizmin shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here