Kërpaçi: Shqipërisë po i ikën e ardhmja

0
617

Kryetarja e LRI Floida Kërpaçi ka postuar një foto në rrjetet sociale me një vajzë, të cilën e prezanton, duke thënë se është një studente ekselente.

Kërpaçi shprehet se studentët më tëmirë po ikin në një vend të marrë peng nga bandat në pushtet. Ajo vlerëson se me ikjen e të rinjve dhe studentëve të mirë-arsimuar, vendi ynëpo shkon keq e më keq/

Postimi i Floida Kërpaçit:

Jam ndjerë shumë keq që Olta, një vajzë e re të cilën e njihja shumë mirë, studente ekselente dhe mjaft e zonja në profesionin e saj si fizioterapiste, u largua nga vendi ynë për të gjetur punësim e ndërtuar jetën në Gjermani!

Me ikjen e të rinjve, Shqipërisë po i ikën e ardhmja. Ata janë mjekët e së ardhmes, mësuesit, farmacistët, ekonomistët, gazetarët apo profesionistët e tjerë pa të cilët Shqipëria do shkojë keq e më keq!

Edi Rama dhe qeveria e bandave ka kapur shtetin, ka vrarë ëndrrat, nuk i ka dhënë asnjë mbështetje të rinjve! #ZEROMBËSHTETJE Pas refuzimit kombëtar ndaj votimeve moniste të 30 qershorit, forca jonë do ta thyej këtë regjim që i shërben një grushti njerëzish dhe jo qytetarëve të Shqipërisë!

#8Korrik #Protesto #ShqipëriaShtëpiaJuaj🌹

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here