Rama kundra Ramës: Cfarë perversiteti kriminal

0
524

 

Nga Petrit Vasili

Rama kundra Rames.Cfare perversiteti kriminal!!

Sot që i duhet të vjedhë votat, Edi Rama dhe kamikazët e tij në KQZ, si idiotër që janë, e rrëzuan vetë dekretin e Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin.

Po çfarë standarti predikonte po i njëjti Edi Rama në 4 tetor 2018 në emisionin Real Story, kur bëhej fjalë për marrëveshjen e detit me Greqinë.

Edi Rama thoshte me gojën plot me zë e figurë :

“Nëse do të realizojmë një marrëveshje sigurisht që ne do ta kalojmë në parlament, dhe pastaj Gjykata Kushtetuese vërtetë sot nuk mund të gjykojë, por ajo është e hapur.

Kush ka pretendime mund të rregjistrojë pretendimin, mund ta depozitojë çështjen, dhe në momentin që bëhet funksionale, ajo mund ta rimarrë çështjen”, u shpreh Edi Rama.

Pra sot Edi Rama dhe kamikazët e tij socialiste në KQZ, duke respektuar ato që ka thënë i njejti Edi Rama,
Së pari duhet të zbatonin pikë për pikë dekretin e Presidentit për anullimin e zgjedhjeve.

Së dyti, po këta Edi Rama dhe KQZ, të regjistronin ankimimin në Gjykatën Kushtetuese dhe kur ajo të ngrihej, ta shqyrtonte dhe të prisnin vendimin e saj.

Por sot halli i vjedhjes së votave të telekomanduara nga kriminelët e turpëron dhe e përdhos Edi Ramën aq sa qe del si karagjoz politik edhe kundra vetes duke u diskredituar totalisht. Kush e dëgjon dhe beson Edi Ramën, do të thotë që nuk ka asnjë respekt ndaj vetes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here