Ndahet nga jeta aktorja e njohur, Meta: La pas një trashëgimi të vyer ,e paharruar do të mbetesh…

0
972

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshën 83-vjeçare të aktores së njohur shqiptare, ‘artistes së merituar’, Valentina Caci.
Në një mesazh të ndjerë në “Facebook”, Meta shkruan se ajo la pas një trashëgimi të vyer në teatër e kinematografi.

MESAZHI I PRESIDENTIT META

Me trishtim mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të aktores sonë të mirënjohur, “Artistes së Merituar” Valentina Caci.

Me rolet dhe personazhet karakteristike, të luajtura me aq talent dhe mjeshtëri të rrallë, në skenë, dhe veçanërisht në film, Valentina Caci fitoi simpatinë dhe u duartrokit me meritë nga shumë breza, duke na lënë pas një trashëgimi të vyer në teatër e kinematografi.

Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e kësaj artisteje të madhe, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë. E paharruar do të mbetesh e madhja Valentinë!

  • foto galeri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here