Vrau për gjakmarrje, arrestohet pas 6 vitesh i shpallur në kërkim

0
1074

 

Një shtetas shqiptar i dënuar me 35 vite burg është arrestuar sot nga Policia e Durrësit pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Revenge”.

I ndaluari është shtetasi Skënde Baku i moshës 55 vjeç, i shpallur në kërkim për vrasje.

Ky shtetas më datë 01.09.2013 në qytetin e Fushë Krujës  ka vrarë  me armë zjarri shtetasin L.Sh.

Njoftimi i Policisë

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Revenge”.

Kapet një person i shpallur në kërkim për vrasje, i dënuar me 35 vite burg.

Në vijim të punën për kapjen e personave në kërkim, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e  një personi të  dënuar për vrasje, kanë  zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Revenge”, si rezultat i të cilit   u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

– Skënder Baku, 53 vjeç, banues në Luz,  Fushë Krujë .

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda,Tiranë, më datë 28.09.2015, e ka dënuar me 35 vjet burg, për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim “dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ky shtetas më datë 01.09.2013 në qytetin e Fushë Krujës  ka vrarë  me armë zjarri shtetasin L.Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë  për veprime të mëtejshme.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here