Saturday, May 18, 2024
Home Politikë Rama jep alarmin për rritjen e punës në të zezë

Rama jep alarmin për rritjen e punës në të zezë

0
523

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kriza politike ka pasur një ndikim negativ te sipërmarrja dhe administrata.

Gjatë një takimi me drejtues të Tatimeve ku edhe prezantoi Drejtoreshën e re të Përgjithshme të këtij dikasteri, Rama tha se ka një rritje të frikshme të informalitetit tek sipërmarrjet por edhe në tregun e punës.

Rama tha se është për të ardhur keq që raportohet një numër i rritur kontrollesh, ndërkohë që efektiviteti i këtyre kontrolleve është në rënie.

Rama: Lëvizja antishtet ka patur një ndikim negativ mbi publikun sipërmarrjen e administratën. Një nga pasojat e gjithë këtij ndikimi negativ mund të thuhet padyshim është edhe rritja e shkallës së informalitetit. Është momenti për një reagim frontal qoftë në tërësi i administratës tatimore, qoftë individualisht nga cdo drejtues e punonjës i kësaj administrate. Jemi në kushtet kur dhënia e marrja e kuponit është rikthyer në nivelet më të ulëta para se të niste lufta e vështirë por e domosdoshme kundër informalitetit, dhe kjo është përgjegjësi e drejpërdrejtë e administratës tatimore. Ashtu sikundër është përgjegjësi e administratës tatimore që në këtë drejtim të mos kthehet pas në praktikat e sjelljet e shëmtuara të së shkuarës.

Nga ana tjetër informaliteti ka prekur përsëri në mënyrë të ndjeshme edhe tregun e punës. Sot kemi aktualisht shifrën më të ulët historike të papunësisë, 12.1% ndërkohë që kemi rritje të frikshme të informalitetit në punë. Dhe kjo duhet të jetë po ashtu një pjesë thelbësore e shqetësimit të përditshëm dhe veprimit të përditshëm të tatimeve në bashkëpunim me inspektoriatin e punës, duke ndërtuar një veprim të mirëstruktuaruar larg cdo arbitrariteti në dëm të biznesit. Një nga arritjet më të rëndësishme të kësaj maxhorance ka qenë arritje në funksion të parandalimit të punës në të zezë.

Kjo arritje nuk mund të asgjësohet po duhet të rikonfirmohet e të cohet më tutje, sot të dyja këto institucione, janë në një ombrellë dhe duhet të funksionojnë si një sistem i integruar. Është për të ardhur keq që raportohet një numër i rritur kontrollesh, ndërkohë që efektiviteti i këtyre kontrolleve është në rënie. Mungon shenjestrimi i subjekteve me risk. Dhe patjetër e gjitha kjo reflektohet në cënimin ndaj hapësirës për investime publike dhe cënimin e paketave sociale që janë miratuar e buxhetuar.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vendosur indikatorë të performancave që nuk ndiqen për çdo punonjës, dhe për çdo kontroll të thelluar, ndërkohë që sot dua ta nënvizoj me forcë atë që shumë kush e ka dëgjuar më shumë se një herë, kush nuk arrin indikatorët nuk mund të jetë më pjesë e kësaj administrate, as të tatimeve as të inspektoriatit të punës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here