30 qershori/ Nënkryetari i CDU i quan votime, jo zgjedhje

0
558

 

Nënkryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul duket se nuk e njeh 30 qershorin, ku u votua për krerët e bashkive, në gjysmat prej tyre vetëm me një kandidat dhe pa praninë e opozitës.

Procesi u zhvillua edhe pse presidenti Meta anuloi me dekret zgjedhjet vendore, duke i shtyrë në një datë tjetër për shkak të krizës.

Në një prononcim për gazetën ‘Standard’,  Wadephul, përmes këshilltarit të tij Hans-Joachim Falenski, 30 qershorin nuk e cilëson si ditë zgjedhjesh, por votimesh.

Ai pohoi se Wadephul nuk ka komente shtesë dhe se i qëndronte deklaratave strategjike të bëra pak javë më parë edhe lidhur me mundësinë e negociatave në mesin e tetorit.

“Në emër të z. Wadephul unë do të doja të ju falënderoj për kërkesën tuaj për një deklaratë mbi votimin lokal më 30 qershor dhe perspektivat tuaj për për marrjen e dritës së gjelbër për bisedimet e zgjerimit në mes të tetorit. Pasi ka bërë disa komente strategjike disa javë më parë, z. Wadephul nuk ka ndërmend të komentojë situatën politike në këtë moment”  thuhej në përgjigjen e këshilltarit.

Por cfarë ka pohuar pak javë më para z. Wadephul ?

Në një reagim për “DW”, Wadephul komentoi në atë kohë pas dekretit të Presidentit, duke pohuar se tashmë në Shqipëri kishte një situatë të re dhe se partitë duhet ta pranonin. “Pas këtij vendimi të presidentit, ekziston një situatë e re politike. Të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit. Këtu përfshihen zgjedhje lokale demokratike me disa kandidatë të mundshëm. Kjo presupozon që të gjithë ta pranojnë vendimin e presidentit dhe pastaj të marrin pjesë në garën politike. Çdo gjë tjetër do të ishte jo evropiane dhe do t’i forconte në mënyrë të panevojshme dyshimet mbi dobinë e një procesit të aderimit. Kështu do të krijohej një bazë e re për një bashkëjetesë paqësore mes konkurrentëve politikë. Në Evropë, çdo qeveri duhet të pranojë një opozitë kritike, dhe çdo opozitë duhet të pranojë një qeveri efektive. Kjo është një bazë qenësore për një shtet të qëndrueshëm dhe demokratik. Nëse Shqipëria dëshiron të përshkojë këtë rrugë drejt Evropës, sigurisht që do të marrë çdo mbështetje nga Gjermania”, theksoi zyrtari i lartë  gjerman.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here