Braimllari: Zgjedhjet janë më 13 tetor, nuk ka KQZ dhe as kamikazë politikë që të hamëndësojnë mbi dekretin e Presidentit

0
527

 

I ftuar në studion e Report TV, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari ripërsëriti se zgjedhjet e 13 tetorit janë të vetmet që kanë vlerë ligjore, bazuar në dekretin e presidentit të republikës. Teksa i cilësoi 4 anëtarët e KQZ si kamikazë politikë, Braimllari u shpreh se në 30 qershor nuk kishte zgjedhje. Hyrja me forcë në ambientet e bashkive për Sekretarin e Përgjithshëm të LSI është dhunim i institucionit dhe e paligjshme.

-Do të flasim për zhvillimet më të fundit që vijnë nga aleatët opozitarë lidhur me letrën më të fundit të dërguar sot KQZ-s lidhur me një kërkesë për regjistrimin në zgjedhjet e 13 tetorit.
Keni qenë ju pra kampi i LSI, ka qenë PR-ja dhe PA më herët.
Ju keni dorëzuar këtë kërkesë, çfarë ka ndodhur?

“Në fakt kjo kërkesë është dërguar pasi ditën e premte KQZ-së i është dërguar zyrtarisht një shkresë ku i është kërkuar që të nisë procedurat e 13 tetorit sepse tani zgjedhjet në vend janë të vendosura me dekret të presidentit për datën 13 tetor.
Ishte absurde komunikimi me 4 anëtarët e rilindjes në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve që për fatin e keq është kthyer në Komisionin Qëndror të Manipulimit dhe të vjedhjeve ku të katërt anëtarët refuzuan që të merrnin pjesë në mbledhjen e thirrur nga kryetari i KQZ, zoti Zguri, për të marrë në shqyrtim këtë shkresë apo kërkesë të këtyre partive të opozitës.
Në kuadër të kësaj ne sot kemi vendosur që të dërgojmë në KQZ kërkesën për regjistrimin e Lëvizjes Socialistë për Integrim si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 13 tetorit sepse tani më zgjedhjet e 13 tetorit janë zgjedhje për pushtetin lokal të vendosura me dekretet të Presidentit të Republikës dhe janë të zbatueshme për të gjithë.
Nuk ka KQZ politike, nuk ka kamikazë politikë të cilët flasin apo hamëndësojnë mbi dekretin e Presidentit.
Dekreti i Presidentit është i zbatueshëm për të gjithë dhe KQZ-ja e ka detyrimin ligjor të vazhdojë me procedurat e zgjedhjeve të 13 tetorit.
Më 30 qershor nuk pati proces zgjedhor. Nuk kishte dekret të Presidentit të Republikës për zgjedhje atë ditë, sepse u shfuqizua dekreti dhe u vendos 13 Tetori. Më 30 Qershor pati votime partiake të rilindjes dhe 85% e qytetarëve refuzuan këto votime.
Ne kemi vepruar në zbatim të ligjit dhe të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë sepse zgjedhjet janë më 13 tetor dhe këto janë me dekret të Presidentit të Republikës dhe janë të zbatueshëm për të gjithë. Ajo çka është e qartë tani për shqiptarët është se më 30 Qershor nuk kishte zgjedhje, nuk kishte alternativë, ishte ditë votimesh e PS-së dhe u votua për strukturat e Partisë Socialiste. Më pas të gjithë Këshillat Bashkiak që u votuan, pra jo në zgjedhje, por në votimet e brendshme të rilindjes, kanë 90% mazhorancë në Këshilla Bashkiak, janë kthyer si komitet ekzekutiv. Edi Rama thone që në protesta të mos ushtrohej dhunë ndaj institucioneve, kur në fakt janë këta njerëz që me çekiç dhe trapan në dorë po thyejnë dyert e bashkive duke i uzurpuar dhe duke i dhunuar institucionet e bashkisë. Shikoni çfarë ndodh në Përrenjas, me çekiç dhe trapan në dorë thyejnë dyert e Bashkisë, po kështu në Devoll, po kështu në pjesën më të madhe të Bashkive të vendit sepse kërkon të çojë në Bashki një kryetar ilegjitim, i cili pretendon se është zgjedhur Kryetar Bashkie me 6% të pjesëmarrësve ne votime.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here