”Zgjedhjet e vetmja zgjidhje”Meta-opozites: Vetëm duke qëndruar në anën e ligjshmërisë mund të ndihmoni vendin

0
529

 

Me anë të një statusi në ”Facebook” Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta i bën thirrje opozitës që të hyjë në zgjedhje pasi është e vetmja mënyrë për të ndihmuar vendin, demokracinë, drejtësinë, por edhe vetveten.

JA POSTIMI I PLOTE

Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje. Vetëm duke qëndruar në anën e ligjshmërisë dhe pjesëmarrjes në institucione, opozita mund të ndihmojë vendin, demokracinë, drejtësinë, por edhe vetveten. Nëse opozita në Serbi do të priste që Millosheviçi të dënonte Millosheviçin, apo të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, padyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra.
Por opozita mori vendimin më të drejtë duke u bashkuar, duke u përballur me të dhe duke e mundur. Më pas i vuri prangat dhe e përcolli për në gjykatën e Hagës. Ndaj zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për demokraci dhe drejtësi.
Çdo gjë tjetër është justifikim, alibi dhe bashkëfajësi!
18 tetori po afron!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here