Ndryshon vendi për konstituimin e këshillit bashkiak Shkodër. Organizatorët kanë menduar që ceremonia të zhvillohet nga ambientet e Bibliotekës së Universitetit. Kjo vjen pasi PD ka paralajmëruar një protestë përpara Rektoratit, vendit që ishte planifikuar në fillim.
Mbledhja ka në rend ditë 3 pika. Konstituimin e këshillit bashkiak dhe zgjedhjen e organeve drejtuese e përfaqësuese. Zgjedhjen e përfaqësuesve të këshillit të bashkië në këshillin e qarkut Shkodër dhe shpalljen e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë Shkodër.
Por në kushtet ku ndodhet bashkia Shkodër, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, pika e tretë e rendit të ditës është e pavlefshme.
Ndërkohë PD nuk e pranon konstituimin e një këshilli që sipas saj është ilegjitim.
Sipas PD Shkodër konstituimi i Këshillit Bashkiak Shkodër, aq më tepër në ambientet e Rektoratit është një provokim, pasi në të njëjtin vend u vranë 30 vjet më parë 4 dëshmorë të demokracisë.