PD, Shkodër: Shfaqja vazhdon me arrestimet politike

0
667

 

Partia Demokratike e Shkodrës ka reaguar pas konstituimit të Këshillit bashkiak nga ana e Partisë Socialiste.

Me një postim në “Facebook”, PD e Shkodrës thotë se qytetarët e saj nuk do të lejojnë veten, që të përkulen përpara kryeministri Edi Rama.

Sipas saj, Policia ka arrestuar disa protestues që ishin në mbështetje të opozitës dhe se mes të arrestuarve është edhe kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Arvit Bushati.

Reagimi i PD, Shkodër

Shkodra, nuk iu përkul komunizmit e kurrsesi nuk do ta pranojë as përkuljen ndaj Edvin Ramës! Protesta e sotshme ishte shprehja më e qartë e vullnetit të qytetarëve të Shkodrës,e konstituimi i këshillit ilegjitim bashkiak,asgjë tjetër veç një shfaqje e turpshme që kurrsesi nuk i ngjan një konstituimi të vërtetë,kur vendi i organizimit ndërrohet në sekondën e fundit e mbledhja organizohet me prezencën e forcave të FNSH-së. Një shfaqje qesharake brenda një celule të uzurpuar me forcë nga klika e Ramës. Shfaqje që vazhdon me arrestimet politike njësoj si etërit e tyre,në mes të të arrestuarve edhe kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike, Shkodër Arvit Bushati. Ne jemi të gatshëm të mbrojmë me çdo kusht Shkodrën nga pushtimi i Rilindasve të cilët përveç krimit e drogës nuk ndjellin kurrë asgjë të mirë. Të gjithë bashkë për të mos pranuar që e keqja të mbysë djepin e demokracisë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here