Spahiu: Projekti Milot – Balldren, përveç pastrimit të parave, edhe i panevojshëm!

0
540

Përparim Spahiu, ish-deputeti i LSI, është shprehur me ashpërsi kundër projektit të rrugës Milot – Balldren, të mbështetur fort nga qeveria Rama dhe e ka konsideruar atë më shumë sesa korruptiv. Në një shënim në Fb, Spahiu jep argumentat:

“Milot-Balldren, përveç se një projekt korruptiv, ku një km do t’iu kushtojë shqiptarëve 17 milionë euro, përveç se një projekt pa asnjë lloj transparence apo gare (kujtojmë që vetëm në dy km rrugë të ri-tenderuara u dha një vlerë prej 5 milion eurosh më pak tek Astiri), përveç se ka akuza si projekt i pastrimit të parave, – shkruan Spahiu, – del dhe si një projekt i pavlerë dhe i panevojshëm nga Raporti i Monitorimit.

Inxhinierë shpjegojnë se nuk ka kuptim që një investim i tillë të bëhet në mes të një aksi ku standardet nuk janë të njëjta. Sipas tyre zgjidhja me by passin 4 kilometra ka qenë e studiuar dhe e pranuar paraprakisht nga qeveria shqiptare dhe është si e tillë në të gjitha dokumentet zyrtare të paraqitura për financim nga donatorët.

Pra, mirë që grabisin pa ju dridhur qerpiku, por nuk bëjnë as diçka që hyn në punë. Se po t’i kishit vjedhur këto para prsh në aksin Thumanë-Fushë Krujë do të kishit punë vetëm me ligjin por Veriu i Shqipërisë bashkë me Kosovën do të shpëtonin nga makthi, sidomos këtë vit, i trafikut me orë të tëra në atë segment.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here