Monday, June 17, 2024
Home Arsim Nis faza e parë e regjistrimit në Universitete

Nis faza e parë e regjistrimit në Universitete

0
608

Në ditën e parë të fazës së parë janë regjistruar në universitet rreth 2 mijë studentë. Fluksi më i lart ka qenë në Universitetin e Mjekësisë ku janë ezauruar një e treta e kuotave.

Dita e parë e regjistrimeve ka nisur me radhë në disa prej universiteteve.

Më i lart fluksi ka qenë në Universitetin e Mjekësisë ku si çdo vit të parët regjistrohen studentët ekselentë. Në programin e mjekësisë së përgjithshme, vetëm në ditën e parë janë ezauruar 1/3 e kuotave.

Një pjesë e studentëve thonë se përveç pasionit, mjekësinë e kanë zgjedhur me synimin për t`u punësuar jashtë Shqipërisë.

Por ka edhe nga ata të cilët janë shpresëplotë për të ardhmen në vendin e tyre.

Më e qetë dita e parë e regjistrimit ishte në Universitetin e Tiranës.

Sipas të dhënave nga Rrjeti Akademik Shqiptar vetëm të hënën janë regjistruar në universitet rreth 2 mijë studentë. Raundi i parë është i përbërë nga 7 nënfaza 48 orëshe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here