Saturday, May 18, 2024
Home Politikë Meta: Pozitë dhe opozitë kishin “marrëveshje” për konfrontim, duhet të evitoja pasojat

Meta: Pozitë dhe opozitë kishin “marrëveshje” për konfrontim, duhet të evitoja pasojat

0
437

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetes socialiste Klotilda Bushka në komisionin hetimor, presidenti Ilir Meta deklaroi se ka shteruar të gjitha mundësitë e tij si President për të ulur palët politike në dialog në mënyrë që mazhoranca dhe opozita të garonin së bashku në zgjedhjet lokale.

Meta tha se dy pengesat kryesore, kanë qenë kryeministri Rama dhe kryedemokrati Basha, të cilët kanë dalë me kushte të papranueshme për Presidentin.

Presidenti ishte i qartë, kur tha se Shqipëria është në krizë përfaqësimi.

Klotilda Bushka: Anulimi i datës së zgjedhjeve në rastin e asaj që ju e quani krizë përfaqësimi a rrezikon krijimin e një precedenti të pazakontë për demokracinë e vendit, a mendoni se ky precedent mund të përsëritet në të ardhmen?A nuk i vjen kjo situatë ndesh parimit të sovranitetit të popullit?A i krijohet kosto brezave që vijnë bazuar në precentë të tillë? Pyetja e dytë për të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur.Në nxjerrjen e dekretit për çdekretuar 30 qershorin, cila prej të drejtave prevalon?Nga djegia e mandateve deri në 10 qershor, çfarë hapash keni marrë, a i thirrët partitë politike për bisedime para se të skadonte afati për regjistrim në zgjedhje? Pyetja e katërt ka të bëjë me pacënueshmërinë e mandatit të të zgjedhurve.Ku është bazuar kjo veprimtari? Ku nxorët dekretin e 10 qershorit a u konsultuat me aktorët politik?

Ilir Meta: Shfuqizimi i datës 30 qershor është udhëhequr nga përgjegjësitë e mia si President i vendit, si kryetar i shtetit, Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe përfaqësues i unitetit të popullit. Presidenti nuk ka pasur për qëllim të plotësojë tekat e opozitës por të garantojë një proces zgjedhor gjithëpërfshirës sa më shumë të ishte e mundur por në çdo rast për të shmangur shdërrimin e zgjedhjeve në votime. Ka qenë një përpjekje e sinqertë përveç arsyeve që lidhen me sigurinë kombëtare, shmangien e një përplasje civile, shmangien e një penalizime në rrugën drejt BE. 

Qëndrimi im ka qenë forcimi i institucioneve. Kam qenë kundër djegies së mandatave. Opozita bëri hapin saj terësisht të papërgjegjshëm dhe të padobishëm por edhe mazhoranca nxitoi në një mënyrë të papranueshme për të zëvendësuar dorëheqjet në bllok të opozitës, një akt i paprecedent më parë, pa bërë asnjë përpjekje për të vendosur një dialog për normalizimin e situatës në Kuvend dhe kudo. Nuk ka shqiptar që nuk e di që Shqipëria është në një krizë të tmerrshme përfaqësimi, padyshim për faj të dy palëve, nuk janë thjesht 60 deputetë të opozitës që kanë ikur nga Kuvendi por 180.Por ky nuk është shqetësimi im. Kush tha që zgjedhjet nuk mund të bëheshin në korrik? Qëllimi im ka qenë për të vendosur datën më të shpejtë dhe më të afërt.Në shumicën e bashkive të vendit kishim vetëm një kandidat. Përpjekjet e mia kanë qenë të vazhdueshme për dialog. 

Dy ishin pengesat kryesore, kokëfortësia e kryeministrit për të mos diskutuar mundësinë  e shtyrjes së datës 30 qershor dhe kokëfortësia e kryetarit të PD për të mos u ulur në një tryezë me Ramën si kryeministër.Të dyja ishin të papranueshme për mua. Përpjekjet e mia kanë qenë sistematike. Isha i gatshëm të caktoja një datë tjetër pas dakordimit të palëve. Nuk ndodhi deri më 8 qershor. 

Çfarë mund të bënte Presidenti kur të dy palët kërkonin konfrontim? Asnjë nga palët nuk do të mbanin përgjegjësi, do të ishte një faturë shumë e madhe për stabilitetin dhe besueshmërinë  e vendit dhe do të përshkallëzonte edhe më tej atë krizë që nuk ishte as në interes të Shqipërisë, as Kosovës dhe as shqiptarëve të tjerë në trojet shqiptare.Kam bërë aktin më të mirë të mundshëm, e kam pasur të pamundur të thërras një tryezë.Kur dy palët kishin një marrëveshje për konfrontim, ishte detyra ime si President për të evituar pasojat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here