Gjykata e Tiranës e la në burg, nis seanca për Izet Haxhinë në Apel

0
685

 

Nis seanca në gjykatën e Apelit Tiranë për apelimit e vendimit të gjykatës së Tiranës për lënien në burg të Izet Haxhisë.

Më 26 korrik, Gjykata e Tiranës me 26 korrik vendosi të rrëzojë kërkesën e të pandehurit për lirimin nga burgu.

Avokati i tij kërkoi lirimin me argumentin se tashmë i akuzuari për vrasjen e deputetit Azem Hajdari, ka plotësuar vitet e vuajtjes së dënimit, pasi duhet ti llogaritet koha e qëndrimit burg në Turqi dhe në Shqipëri.

Gjatë seancës gjyqësore, i pandehuri kërkoi nga gjykatësit që të japin vendime të drejta, pasi sipas tij çështja po trajtohet politikisht.

“Unë nuk i jam shmangur drejtësisë. Për tu përballur me drejtësinë vendosa të kthehem në Shqipëri dhe të mësoj akuzat. Kërkoj nga ju të jepni vendime të drejta dhe të jeni të paanshëm pasi çështja ime po trajtohet politikisht,“-tha Haxhia para gjykatës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here