Rama: Studentët që denoncojnë korrupsionin, marrin bursë një vjecare

0
563

 

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se ka ardhur koha për një përshkallëzim të ri në luftën kundër korrupsionit.

Në një postim në rrjtetet sociale, Rama shprehet edhe për një nxitje për studentët që denoncojnë dhe sjellin prova korrupsioni nga kushdoqoftë. Këta studentë, sipas Ramës, do të marrin bursa njëvjeçare.

“Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është: Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë, zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare!”,- shkruan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here