Saturday, May 18, 2024
Home Politikë Tusk në Tiranë: Shqipëria meriton hapjen e negociatave, vendi juaj duhet të...

Tusk në Tiranë: Shqipëria meriton hapjen e negociatave, vendi juaj duhet të trajtohet me respekt

0
591
BRUSSELS, BELGIUM - DECEMBER 15: President of the European Council Donald Tusk speaks during the final press conference at the end of the European Union leaders summit at the European Council on December 15, 2017 in Brussels, Belgium. The European Council summit is meeting for two days to discuss issues related to Brexit, defence, education, immigration and foreign policy. (Photo by Dan Kitwood/Getty Images)

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk  në konferencë e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë u ndal tek procesi i hapjes së negociatave të Shqipërisë, ndërsa theksoi se vendi ynë meriton të trajtohet si i barabartë me të gjithë vendet e tjera, përfshirë edhe ato Ballkanit Perëndimor. Ai tregoi se pa anëtarësimin e të gjithë vendeve të Ballkanit në union, Europa nuk do të jetë një kontinent i qëndrueshëm.

“Gjithnjë kthehem në Shqipëri me kënaqësi. Ju falënderoj për  mirënjohjen  që më bëtë duke me ndarë mirënjohje publike. Jam shumë krenarë që e marrë këtë medalje, por medalja ime më e madhe do të ishte hapja e negociatave. Sot një vit më pas në saj të përpjekjeve tuaja jemi afruar. Askush nuk duhet të këtë dyshimin më të vogël as këtu dhe as në Be. Unë kam qenë gjithmonë i mendimi, që BE duhet të çel negociata si me Shqipërinë  dhe Maqedoninë e Veriut, në përputhje kjo me rekomandimet e Komisionit. Vendi juaj duhet të trajtohet me respekt sipas meritave siç janë trajtuar vendet e tjera, por edhe ato të Ballkanit. Nuk do të këtë Europë stabël pa integrimin e Ballkanit në BE. Këtu flitet për sigurinë tonë të përbashkët dhe askush këtu nuk po i bën askujt ndonjë nder”-tha ai

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here