Shperndanin heroine ne Shkoder, arrestohen 2 persona/ Procedohet penalisht edhe nje femer

0
838

Operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në shpërndarjen e drogave të forta në doza të vogla

Policia arreston në flagrancë 2 shtetas dhe 1 tjetër ndiqet në gjendje të lirë.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike e llojit heroinë.

Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët në D.V.P Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H. 42 vjeç, banues në Shkodër dhe u ndalua shtetasi A. P. 46 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu ndiqet në gjendje të lirë shtetasja V. P. 43 vjeçe, banuese në Shkodër.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndë narkotike heroinë, në lokalet e qytetit të Shkodrës.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike heroine, e ndarë në doza, një shumë lekësh dhe dy telefona celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here