Shkodër/Plagosi me thikë të riun, në pranga 20-vjecari i dyshuar si autori i ngjarjes

0
1107

 

Shkodër

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur me datë 04.07.2019, ku mbeti i plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi I. P.

Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i kësaj ngjarje

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën Operacionale të D. V. P. Shkodër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. Sh. 20 vjeç, banues në Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 04.07.2019, ku pas një konflikti të ndodhur për motive të dobëta, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, mbeti i plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi I. P. 19 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” e “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here