Sunday, May 5, 2024
Home Politikë “Përgatituni sikur zgjedhjet të jenë nesër”, çfarë po paralajmëron Basha

“Përgatituni sikur zgjedhjet të jenë nesër”, çfarë po paralajmëron Basha

0
709

Riorganizimi i partisë, reforma zgjedhore dhe 9 kushtet e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë kanë qenë në fokus të një takimi të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim  Basha me Kolegjin e Kryetarëve.

Burimet brenda mbledhjes bëjnë me dije për RTV Ora bëjnë me dije se Basha ka urdhëruar kryetarët që të nisen të punojnë sikur zgjedhjet do  të zhvillohen nesër.

“Duhet riorganizim, në të njëjtat kushte sikur të ishim në zgjedhje. Punoni me njerëzit, hapuni me partinë sikur të ishim me zgjedhje” mësohet të jetë shprehur Basha.

“Vendi është në një krizë të thellë shumëplanëshe dhe detyra e PD dhe opozitës është të angazhohet seriozisht për të qenë pranë njerëzve dhe për t’i hapur rrugë perspektivës europiane të Shqipërisë. Opozita ka dhënë propozimet e veta për zgjidhjen e krizës në vend, që kalon përmes zgjedhjeve të njëkohshme parlamentare dhe lokale të parakohshme, me qeveri tranzitore që garanton standardet për zgjedhjet e lira dhe të ndershme” ka shtuar më tej Basha.

Pranë Partisë Demokratike do të ngrihet shtabi qëndror elektoral dhe politik, shtabe që do të shtrihen në mënyrë piramidale në të gjithë vendin.

Puna do të përqëndrohet në planin e ofrimit të zgjidhjes për qytetarët, denoncimeve për aferat korruptive dhe kriminale të Qeverisë, bashkimi i faktorëve dhe aktorëve me potencial njerëzor dhe elektoral pranë PD, si dhe hapja e partisë për njerëz me integritet profesional e moral.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u ka paraqitur kryetarëve të Degëve një kalendar të qartë dhe konkret pune, me përgjegjësi dhe afate të qarta.

Ndërkohë për aksionin politik, që përfshin edhe protestat, është vendosur që format dhe afatet të përcaktohen në një moment të dytë për të shmangur shfokusimin nga çështjet kryesore që janë aktualisht në vëmendje: fazën finale të zgjidhjes së krizës politike dhe procesi i integrimit europian.

Ndërkohë nesër në orën 11:00, Basha pritet të ketë një takim në selinë blu me kryesinë e partisë dhe ish-grupin parlamentar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here