Sunday, May 19, 2024
Home Politikë Raporti i Komisionit të Venecias, Presidenca lajmëron konferencë të jashtëzakonshme

Raporti i Komisionit të Venecias, Presidenca lajmëron konferencë të jashtëzakonshme

0
736

Presidenca lajmëron konferencë të jashtëzakonshme për mediat në orën 17.00, pa specifikuar se kush do të dalë me deklaratë.

Kjo konferencë vjen pasi Komisioni i Venecias publikoi raportin përfundimtar lidhur me anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit, se ka indikacione se veprimet e Presidentit mund të mos kenë qenë të një natyre që justifikojnë nisjen e procedurave të shkarkimit.

Në raport, Komisioni i Venecias cityonte se edhe nëse Meta tejkaloi kufijtë, nuk mund të fajësohet.

“Në sfondin e një procedure aktuale të fajësimit kundër Presidentit shqiptar Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale, ekspertët kushtetues të Këshillit të Evropës të Komisionit të Venecias konkludojnë se ndërsa Presidenti mund të ketë vepruar përtej fuqive të tij kushtetuese, ka indikacione se veprimet e tij mund të mos kenë qenë të një natyre që justifikojnë nisjen e procedurave të shkarkimit”.

Sipas opinionit të miratuar sot, i cili ishte kërkuar nga kryetari i Asamblesë shqiptare Gramoz Ruci, Komisioni i Venecias vëren se Presidenti shqiptar nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik.

“Edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta ose katastrofa natyrore, Parlamenti do të duhet të miratojë legjislacion ad hoc për të shtyrë zgjedhjet”, thotë Komisioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here