LSI mbështet banorët e Unazës së Re, Braimllari: Projekt korruptiv i Ramës

0
495

 

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari dhe ish-deputetët Kejdi Mehmetaj, Nora Malaj, Floida Kërpaçi, Erisa Xhixho ishin pasditen e sotme në mbështetje të banorëve të Unazes së Re, të cilët prej afro 1 viti protestojnë kundër projektit të Unazës së Madhe, nga i cili rrezikojnë shembjen e banesave të tyre. LSI, thanë ish-deputetët mbështet banorët e Unazës së Re.

“Projekti korruptiv i Edi Ramës. Banorët në të drejtën e tyre legjitime, Edi Rama kërkon të gllabërojë 40 milionë euro në kurriz të banorëve të Unazes së Re. Në burg Edi Rama dhe hajdutët e qeverisë dhe jo banorët e Unazes së Re që protestojnë për të mbrojtur pronën e tyre”, theksuan ish-deputetët e LSI-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here