Mos hapja e negociatave,reagon DASH: SHBA, e zhgënjyer nga vendimi i BE

0
492

 

Moshapja e bisedimeve më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka sjellë edhe reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në një deklaratë për mediat, DASH thotë se SHBA është e zhgënjyer që Këshilli i Europës nuk pranoi të hapë negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë në samitin dy ditor.

DASH thekson se ShBA përkrah aspiratat e dy vendeve për anëtarësimin në BE dhe reformat e vazhdueshme për të mirën e qytetarëve të tyre.

Këmbëngulja e Francës, përkundrejt shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të Bashkimit europian, bëri që sot Këshilli Europian të mos dalë me një vendim për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për këtë temë vendet anëtare pritet të diskutojnë para samitit të Zagrebit, në maj të vitit të ardhshëm, por pa përcaktuar asgjë të qartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here