Sunday, May 5, 2024
Home Politikë Presidenti Meta nderohet nga Kitarović me titullin më të lartë të Kroacisë

Presidenti Meta nderohet nga Kitarović me titullin më të lartë të Kroacisë

0
641

 

Gjatë vizitës së tij shtetërore në Kroaci , Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u nderua nga Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitarović, me Titullin më të lartë të Republikës së Kroacisë, “Urdhri i Lartë i Mbretit Tomislav me Shirit dhe Yllin e Madh”,

Në një mesazh në “Facebook”, Presidenti Meta shkruan:

Shumë i nderuar për vlerësimin nga Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarović, me “Urdhrin e Lartë të Mbretit Tomislav me Shirit dhe Yllin e Madh”.
Akordimi i Titullit më të lartë të Republikës së Kroacisë, më motivon për të punuar pa u lodhur për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera historike e tradicionale mes dy vendeve e popujve tanë në të gjitha fushat.
Shqipëria dhe Kroacia, partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë! 🇦🇱🤝🇭🇷

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here