Tërmeti/Kryemadhi: Forcat tona nuk kishin mjete, duhet të nisë evidentimi i dëmeve

0
597

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Kjo Javë”në News24 ka folur për fatkeqësinë natyrore të tërmetit të 26 nëntorit, si pasojë e të cilit 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur, por edhe pa strehë mbi kokë.  Ajo tha se forcat tona nuk kishin mjetet e emergjences dhe u mungonte qeni i Shqiperise ashtu sic e kishin Kosova, Rumania, Franca.

Kryemadhi: Forcat tona nuk kishin mjete, duhet të nisë evidentimi i dëmeve

• Nuk kishin shkuar ekipet e emergjencës akoma në atë kohë?
Absolutisht, po çfarë do të bënte drejtoria e policisë me policët e saj, me duar, ku ndërkohë ne e dimë shumë mirë që familja Lala për një shkallë zjarrëfikëse… Pra, ne kemi shkuar nëpër familjet e viktimave që kemi pirë kafe dhe kemi kontaktuar me ta. Një nga gjërat që kanë vënë re ka qenë mungesa e mjeteve. Pra, vinin buldozierë dhe matrapikë dhe nuk vinte një shkallë. Një shkallë e thjeshtë që thjeshtë për t’i nxjerrë njerëzit që të dilnin. Tjetra që të bën shumë përshtypje, 9 objekte të mëdha ishin ato që u rrënuan, unë nuk dua të bëhem fare specialiste por duke pasur parasyshë efektin e organizimit, ne kemi pasur mbi 40 fadroma dhe matrapikë për të prishur shtëpitë e qytetarëve në “Unazën e Rë” dhe nuk kishin mjete për të pastruar dhe për të mbajtur qoftë edhe një moment një soletë betoni, që të mos binte por të mbahej si peshë? Me të vërtetë kemi një dalje mediatike të përditshme nga 3 ose 4 herë në ditë të kryeministrit por vetëm një gjë pamë që e bëri mirë, për herë të parë pas 6 viteve, kryeministri drejtoi një mbledhje qeverie sepse prej 6 vitesh mbledhjet e qeverisë nuk janë drejtuar prej tij. Por nga ana tjetër ajo që të bën përshtypje, edhe sot e kësaj dite ne akoma nuk kemi një qeveri që të ulet dhe të bëjë nje plan masash. Cila do të jetë etapa e parë? Evidentimi i godinave, i familjeve, ne me të vërtete kemi strehuar banorët nëpër hotele por kur të fillojë sezoni veror? Çfarë do të bëjnë këta banorë, ku do të shkojnë të jetojnë?
• Jo është deri në fund të dhjetorit kjo pjesë, deri për festat e fundvitit. Do të kalohet me qera sipas Kryeministrit.
Jo se nuk i nxjerr dot më se pastaj do t’u thuash shtyje edhe janarin, edhe shkurtin. Problemi është që duhet të ketë një plan transparent. A janë 5000 godina apo 10000 godina? Sepse edhe që të ndërtosh një pallat apo një shtëpi në këtë periudhe dimri, pallati do të paktën 2 vite. Nuk po i hyj pastaj në prishjen apo në fshehjen e gjurmëve apo të provave të krimit që ka ndodhur, që është një aspekt tjetër që përsa i përket kësaj është prokuroria. Unë sot lexoja në një rrjet social, i cili është më afër qeverisjes dhe thonte që do të prishej godina e tatimeve të Tiranës por ka dy akte eksperitmi. Një akt ekspertimi që thotë se është i rregullt dhe një tjetër që thotë se është i parregullt. Kjo është mungesa e transparencës, sepse mungesa e transparencës i jep njerëzve argumentin për të folur, thonë që do të prishet Drejtoria e Tatimeve të Tiranës sepse është një fushë dhe një zonë shumë e mirë për të ndërtuar pallat në të ardhmen. Pra janë disa gjëra që siç ndodhi për Teatrin Kombëtar të famshëm që thanë se është në rrezik, vetëm Teatrit Kombëtar nuk iu thye as një xham, nuk i lëvizi asnjë fizë, asnjë pikë suva, në çdo vend u thye një gotë, aty jo.

• Gjithsesi mbetemi te pjesa kur po kërkohej nën rrënoja, ku ju thoni se ka patur mungesë të kapaciteteve ama pati shumë solidaritet nga vendet e BE, nga Kosova pati shumë, ishte dhe ekipi i parë që mbërriti. Ka patur shumë përforcime lidhur me këtë Znj. Kryemadhi, pra ajo çfarë është punuar në terren dhe nën rrënoja, nuk ka çeduar.
Ne harruam të falenderonim Ushtrinë e Kosovës nga Ministria e Mbrojtjes. Nisida ka një problem, nëse skuadrat tona të xhenios, nëse ekipet tona siç ishin, qeni i Kosovës, qeni i Rumanisë, qeni i Francës, të kishim edhe qenin e Shqipërisë, nëse do të kishim emergjencën familja Lala do të ishte gjallë.
• Pse logjikohet kështu?
Sepse familja Lala ka qëndruar disa orë e mbyllur aty dhe ne nëse do të kishim emergjencën do t’i kishim nxjerrë ata. Por nuk flet njeri për këtë, mbyllet goja, shpërndahet panik. Nëse do të kishim ekipet tona të emergjencës, xheniot e ushtrisë, ne nuk kemi më xhenio. Nuk do të shkonim me eskavator dhe fadroma në shenjë solidariteti të hidhnim më shumë peshë mbi rrënoja por do të kishim xhenio të cilët do të ngrinin me krik ato soletat siç vepruan forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Greqisë që nxorrën të gjallë Klajdin. Ajo që më ka bërë përshtypje me Klajdi Qaton, ato hapën një korridor për të komunikuar, për t’i dërguar celularin, i dërgonin herë pas here një çokollatë të vogël, pak ujë në mënyrë të tillë që mos t’i shteronin fuqitë. A e mbani mend djalin që e nxorrën të gjallë nga rrënojat dhe vdiq sapo piu një cigare sepse i shteruan forcat. Sepse e nxorrën por duhej mbajtur, i duhej dhënë energji sepse njerëzit dhe trupi, vetë bioritmi harxhon energji pafund për të mbijetuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here