Censusi i shpendëve te ujit, drejtori i AdZM Dardha: Kemi rikthim të disa specieve në zonat tona

0
1018

Ne lidhjen direkte me emisionin “Start” ne Tv1 Channel gazetarja Merisa Gjoni nga liqeni i Shkodres ishte ne interviste me drejtorin e zonave te mbrojtura Shkoder, Agim Dardha per te folur ne lidhje me censusin e shpendeve ujore qe ka nisur prej 3 ditesh.

Dardha: Qe nga data 10 janar ka filluar censusi i shpendeve ose ndryshe numerimi i shpendeve ujore. Ne te gjithe territorin e rajonit tone edhe Shqiperia eshte pjese e ketij censusi dhe AdZM e Shkodres ka drejtuar kete census me 12 specialiste, por risi e ketij viti ka qene edhe afrimi i dashamiresve te natyres nga Kosova dhe vende te tjera.

Eshte viti i katert qe ne realizojme kete census dhe tregon nje masivitet qe ka fituar dhe nje ndergjegjesim te popullates dhe rinise per t’iu bashkuar numerimit te shpendeve ujore ne territorin e Shkodres.

Ne Shkoder kemi dy zona te mbrojtura, liqeni i Shkodres dhe lumi Buna Velipoje dhe shohim me dashamiresi qe kemi nje trend ne rritje te numrit te shpendeve, por edhe numrit te specieve qe kane qene larguar per shume vite dhe jane rikthyer duke gjetur qetesine dhe habitatin e tyre.

Mund te permendim rastin e pelikanit i cili eshte rikthyer ne liqenin e Shkodres ku edhe gjate ketij censusi eshte vene re prania e tij kudo ne liqenin e Shkodres, qe nga pjesa e Malesise se Madhe deri ne derdhjen e Bunes.

Nje veçori tjeter qe eshte vene re gjate ketij viti eshte edhe qetesia qe kane gjetur shpendet. Ne ndersa kryenim procesin e censusit, shpendet nuk jane me ato te tremburit te cilet largoheshin ne momentin qe shikonin pranine njerezore, por kane nje çasje tjeter me njeriun. Kjo nuk ka ardhur vetem si rezultat i punes se mire, por edhe si rezultat i ndergjegjesimit te banoreve qe jane brenda territorit te zonave te mbrojtura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here