Monday, June 17, 2024
Home Politikë Rama nis betejën ligjore me Hardinajn, e padit për shpifje

Rama nis betejën ligjore me Hardinajn, e padit për shpifje

0
502

Mediat në Kosovë kanë publikuar lajmin se kryeministri Edi Rama ka paditur kryeministrin në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas “Betimit për Drejtësi”, Rama ka dorëzuar padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot (e mërkurë). Ai akuzon Haradinajn duke thënë se ai ka shpifur për deklaratat që kishte dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.

Në padi, Rama ka thënë se Haradinaj në disa emisione televizive e ka akuzuar Ramën se bashkë me Hashim Thaçin e Aleksandër Vuçiçin kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve.

“Në datën 17.10.2019 e 29.10.2019, i Padituri Ramush Haradinaj, në kohën e kryerjes së deklaratës Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës (më poshtë referuar edhe si “i Padituri”gjatë një interviste të dhënë gazetarit Artur Zheji e të publikuar në emisionin 360.gradë në datën 17.10.2019 si dhe gjatë intervistës së kryer në datën 29.10.2019 në emisionin televiziv Pressing/Zona Pressing të publikuar në televizionin “T7” të Republikës së Kosovës, ka kryer deklarim publik të fakteve shpifëse e mashtruese në adresë të Paditësit me pasojë cenimin e nderit, personalitetit, reputacionit dhe dinjitetit të Paditësit me pasojat e parashikuara në legjislacionin e zbatueshëm”, thuhet në padi.

Sipas padisë, kryeministri i Kosovës, është autori e përhapësi në publik i akuzave për fakte konkrete të cilat në mënyrë të përsëritur e në mënyrë direkte e indirekte, kanë krijuar në publik idenë e rreme sipas së cilës “Kryeministri i Republikës së Shqipërisë në personin e Paditësit është në shërbim të një ideje në dëm të interesit të kombit shqiptar në përgjithësi dhe të interesit të Republikës së Kosovës në veçanti”.

Në lidhje me këtë padi, ka reaguar edhe Haradinaj, i cili është njohur nga mediat.

Në Facebook ai thotë se do të përgadisë përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore.

“Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë. Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”, shkruan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here