Itali, shqiptari i akuzuar për trafik droge arrestohet pas 20 vitesh në arrati

0
1143

 

Autoritetet italiane kanë arrestuar pas 20 vitesh në kërkim shqiptarin Mihallaq Boraku 49 vjeç, i akuzuar për trafikimin e 200 kg drogë me gomone nga Shqipëria në Itali.

49 vjeçari shqiptar u arrestua nga Policia e Cuneo në afërsi të Napolit.

Sipas mediave italiane ai ishte konsideruar nga Policia e Cuneos si një nga 5 personat më të rrezikshëm të shpallur në kërkim.

Mihallaq Boraku është dënuar nga drejtësia italiane me 8 vjet e 4 muaj burg në kuadër të operacionit të antimafias së Torinos i koduar “Besa” dhe i ekzekutuar në maj të 1997 ku u  sekuestruan rreth 200 kg marijuanë e transportuar me gomone nga Shqipëria në Itali.

Arrestimi pas 20 vitesh i 49 vjeçarit shqiptar  u bë e mundur falë bashkëpunimit të Policisë së Cuneo e Policisë së Napolit me Shërbimin Operativ të Policisë Italiane në kuadër të projektit “Wanted”.

Prej 2 muajsh autoritetet italiane ishin vënë në gjurmët e shqiptarit e për mediat italiane kreu i skuadrës operative Pietro Nen u shpreh se “megjithë sinjalizimin që i kërkuari ndodhej në Napoli nuk qe e lehtë të gjenim vendin ku ai fshihej.”

E për kreun e Policisë së Cuneo, Emanuele Ricifari “ky qe një operacion mjaft i rëndësishëm që dëshmon se ngjarjet nuk mbeten në harresë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here