Itali/ 6 mijë pasagjerë të izoluar në krocerë, të tjerë në aeroportin e Fiumicionos

0
755

 

Gjashtë mijë persona pasagjerë e personel lundrimi janë ende të bllokuar në portin e Civitavechias në afërsi të Romës në Itali.

Në bordin e tyre një grua 54 vjeçe kineze ka shfaqur temeperaturë të lartë e shenja gripi e së bashku me bashkëshortin e saj gjendet e izoluar në infermierinë e anijes.

Një staf mjekësor i Institutit Kombëtar Italian të Sëmundjeve infektive së bashku me ekipin mjekësor të urgjencës së Civitavechias po kujdesen për çiftin kinez duke bërë dhe analizat e rastit të cilat do të mund të verifikojnë se kemi të bëjmë o jo me koronavirusin kinez.

Të izoluar e nën kontrollin mjekësor janë dhe 6 mijë pasegjerët dhe personeli i anijes së Costa Crocierës që do të lejohet të rinis lundrimin vetëm pas rezultateve të analizave të 54 vjeçares kineze.

Në një komunikim për mediat anija informon se ishin nisur nga Palma di Maiorca e do të lundronin për rreth një javë në Mesdheun Perëndimor.

Gjithashtu në një hotel luksoz të Romës një tjetër turist kinez me temperaturë të lartë e shenja gripi është shtruar në Institutin e Sëmundjeve Infektive në Romë e ndaj tij po ushtrohet protokolli i kontrollit të verifikimit të prekjes nga virusi kinezë.

Izolohen italianët e ardhur nga Wuhan

Ndërkohë Ministria Italiane e Shëndetësisë informon se brenda 24 orësh 60 shtetas italian të bllokuar në Wuhan do të mbërrijnë në Itali në bordin e një avioni ushtarak të aktivizuar nga Ministria e Jashtme Italiane.

60 italianët për 14 ditë do të qëndrojnë në gjëndje izolimi mjekësor duke ndjekur protokollin e sigurisë ndaj prekjes nga corona virus.

Ndërkohë në aeroportin e Fiumicionos në Romë i vetmi ku mbërijnë e nisen fluturimet drejt Wuhan të Kinës janë shtuar kontrollet e kudo janë vendosur tabela informative.

Ministria Italiane e Shëndetësisë ka shpërdarë fletë informative për të gjithë udhëtarët që udhëtojnë nga apo për në Kinë e në mënyrë të vecantë në territorin e Wuhan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here