Friday, May 17, 2024
Home Politikë Rindërtimi, Rama u kërkon qytetarëve të prekur nga tërmeti të bëjnë durim

Rindërtimi, Rama u kërkon qytetarëve të prekur nga tërmeti të bëjnë durim

0
524

Kryeministri, Edi Rama, u kërkoi edhe sot durim qytetarëve që humbën banesat e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama: Njerëzit kërkojnë të dinë se kur do të kthehen në shtëpi. Duam të bëjmë një proces ridnërtimi ku gjithçka të jetë sipas standardeve dhe kushteve optimale për ato kategori ndërtesash që janë pjesë e procesit. Është e nevojshme të bëhet pak durim. Më vjen keq që në raste të caktuara kam parë dezinformim.

Duke folur në mbledhjen e katërt të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ai siguroi se çdo qindarkë e donacioneve është në pritje të ekzekutimit të projekteve.

Rama: Kemi raportin që na jep bazën për të zhvilluar konferencën e donatorëve në Bruksel por edhe për të pasur një pasqyrë të qartë të gjitha aspekteve që duhet të mbajmë gjatë procesit. Kemi zonat e përcaktuara të zhvillimit. Rindërtimi në Laç e Thumanë do të nisë më shpejt. Kemi modelet e banesave individuale. Jemi gati që në ditët e ardhshme të dalim në procedurën e garës së hapur për të ftuar kompani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here