Thursday, December 26, 2024
Home Shendetesi Rritet bilanci/ Shkon në 1665 numri i të vdekurve nga koronavirusi në...

Rritet bilanci/ Shkon në 1665 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë. Vetëm këtë fundjavë 2009 raste të reja

0
882

Ka shkuar në 1665 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kinë. Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë. Ndërkohë vetëm për këtë fundjavë janë konfirmuar 2009 raste të reja të personave të prekur nga virusi vdekjeprurës, ndërkohë që shumica e viktimave janë regjistruar në Hubei.

Provinca Hubei dhe kryeqyteti i saj, Wuhan, ndodhen në karantinë pothuajse të plotë që nga 23 janari. Shkollat, fabrikat dhe zyrat janë mbyllur dhe shumica e linjave të udhëtimit janë ndërprerë.
“Reuters” shkruan se jashtë Kinës, deri më tani janë regjistruar rreth 500 raste në dhjetëra shtete dhe territore, ndërsa katër persona kanë vdekur. Ndërkohë, në Paris një turist kinez humbi jetën nga virusi.

Po ashtu mësohet se në anijen e madhe japoneze, në të cilën ndodhen rreth 3700 pasagjerë në karantinë, u konfirmuan edhe 70 raste të reja të personave të infektuar, duke e çuar në 355 numrin e përgjithshëm të të sëmurëve. Aktualisht koronavirusi ka prekur disa shtete të botës, përveç Kinës.
(ed.me/BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here