Thursday, May 2, 2024
Home Kronika Shkodër, gjendet pako e dyshimtë poshtë automjetit të administratorit të KF Vllaznia,...

Shkodër, gjendet pako e dyshimtë poshtë automjetit të administratorit të KF Vllaznia, Suad Lici

0
904

Shkodra është alarmuar mëngjesin e sotëm pasi është gjendur një pako e dyshimtë poshtë një automjeti te stadiumi Loro Borici.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet per ngjarjen.

Nga informaconet paraprake dyshohet se në pako ka lëndë plasëse.

Mësohet se automjeti është në pronësi të administratorit të Vllaznisë Suad Lici.

Shkodër/ Informacion paraprak
Më datë 16.02.2020, rreth orës 08:56, shtetasi S. L. 46 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër ka njoftuar Sallën e Drejtimit në DVP Shkodër, se poshtë mjetit të tij tip Benz, ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban ku dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse.

Në vend ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here