1,15 miliardë euro për Shqipërinë/ Rama citon Bibël dhe Kuran: Njerëzimi, një komb i vetëm

0
1084

 

Në përmbyllje të Konferencës së Donatorëve për Shqipërisë, ku u mblodhën 1.15 miliardë ndihma në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit, kryeministri Edi Rama ndau fjalët më të përzemërta për solidaritetin e treguar ndaj vendit tonë, duke cituar fjalë të Biblës dhe të kuranit, si shenjë e bashkëjetesës unike fetare të shqiptarëve.

Sipas shefit të qeverisë, Njerëzimi është një komb i vetëm.

“Kjo është përtej imagjinatës së shfrenuar, nuk di ç’të them. më lejoni të jem mistik se në ç’mënyrë tjetër mund të shpjegoj gjithë këtë. Më lejoni të citoj diçka nga bibla, korintën: ku thuhet: sepse në një frymë u pagëzuam në një trup dhe të gjithë vijmë nga e njëjta frymë dhe shpirt, nëse një pjesëtar nderohet të gjithë gëzojmë së bashkua. Unë jam i nderuar shpresoj që të gjithë të gëzojmë të gjithë bashkë për Shqipërinë. Ndërsa citoj biblën, udhëheq një vend që e ka vëllazërinë fetare siç edhe Papa Francesku e ka pagëzuar nuk mund të largohem pa e përmbyllur me kuranin, dhe nuk gjej dot shembull më të bukur se ,jo që ndodhi sot: Njerëzimi është një kombi vetëm, faleminderit shumë”, shpreh ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

Shqipëria ka arritur të grumbullojë 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve. Shifra u konfirmua nga Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë në BE, Oliver Varhelyi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here