Sunday, May 19, 2024
Home Politikë ‘Institucion monitorimi për fondet’, Kryemadhi: Entuziazmi mbaroi, të fillojë përgjegjshmëria e qeverisë

‘Institucion monitorimi për fondet’, Kryemadhi: Entuziazmi mbaroi, të fillojë përgjegjshmëria e qeverisë

0
596

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar një ditë pas fondeve të mbledhura nga Konferenca e Donatorëve për rindërtimin e Shqipërisë.

Në një dalje për mediat, Kryemadhi u shpreh se entuziazmi mbaroi dhe duhet të fillojë përgjegjshmëria e qeverisë. Puna për rindërtimin e banesave, tha ajo, duhet të fillojë sa më parë.

Monika Kryemadhi: Ky falënderim është më shumë se një falënderim, por është një shpresë që do ti japë shqiptareve forcën për të vazhduar betejen dhe për ti treguar atyre se nuk janë vetëm, por janë në mbështetje nga BE.

Takimi i djeshëm tregoi qartë që nuk ka paragjykim ndaj Shqipërisë dhe shqiptareve, përkundrazi ndjejnë detyrim për ti ndihmuar.

Ajo që dua të theksoj është që notat e entuziazmit mbaruan, duhet të fillojë përgjegjësia dhe përgjegjshmëria e qeverisë shqiptare.

Për shqiptarët dhe shtëpitë në rindërtim do të shkojnë 265 mln euro. Duhet të ndërtohen sa më shpejt shtëpitë e tyre. Ata të hyjnë të lumtur në shtëpitë e tyre, sepse takimi i djeshëm ia dha këtë mundësi shqiptarëve që të jenë të qetë.

Për menaxhimin e fondeve dhe të huas që është dhënë për Shqipërinë, Kryemadhi kërkoi ngritjen e një institucioni moniturimi me ekspertë të pavarur. Shqiptarët, tha Kryemadhi, nuk kanë besim tek qeveria.

Monika KryemadhiBuzëqeshja e kryeministrit ishte e madhe, sepse prej vitesh po kërkon kredi për të paguar pagat dhe shpenzimet administrative.  885 mln euro që janë në formë huaje, të cilat janë para që do ti paguajnë shqiptarët. Prandaj është e rëndësishme për të pasur një institucion monitorimi të pavarur me ekspertë të cilët do të bëjnë monitorimin e të gjithë këtij projekti, sepse besimi i shqiptarëve te kjo qeveri ka humbur.

SHBA do të themelojnë me paratë që kanë dhënë dje akademinë për një transparence, e cila do të ndihmojë Shqipërinë për llogaridhënien e donacioneve. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here