Maqedonia e Veriut një hap larg NATO-s, Meta letër homologut Pendarovski: Ky është një lajm i gëzueshëm për të gjithe

0
537

 

Presidenti Ilir Meta uron homologun e Maqedonisë së Veriut, pas lajmit se Senati Spanjoll ka votuar aprovimin e Protokollit të anëtarësimit të këtij vendi në NATO.

Në letrën drejtuar Preisdentit maqedonas, Stevo Pendarovski, Meta thekson se ky është një lajm i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët, sepse anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO i shërben forcimit të sigurisë.

Letra e Metës:

I nderuar Zoti President,
Më kënaqësi mësova lajmin se këtë mëngjes Senati Spanjoll, votoi aprovimin e Protokollit të Anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, që u nënshkrua menjëherë nga Mbreti Felipe, duke i hapur rrugë anëtarësimit të vendit tuaj në NATO.

Ky është një lajm i gëzueshëm për të gjithe ne sepse anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO i shërben forcimit të sigurisë, stabilitetit e paqes jo vetëm në rajonin tonë.

Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që e ka miratuar këtë Protokoll, si dhe ka qenë gjithnjë mbështetëse e palëkundur e rrugëtimit tuaj në NATO. Ky është një kurorëzim i arritjeve tuaja të padiskutueshme drejt standarteve të kërkuara nga Aleanca, si dhe e përpjekjeve të përbashkëta, edhe në kuadër të Kartës së Adriatikut, ku vendet tona mbështetën dhe ndihmuan reciprokisht njëra-tjetrën.

Shpreh bindjen se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dy vende fqinje, aleatë në NATO, dhe me vizione të përbashkëta europiane dhe euro-atlantike, do të forcojnë edhe më shumë bashkëpunimin e kontributin në dobi të forcimit të mëtejshëm të sigurisë kolektive. Duke Ju uruar edhe një herë për këtë ngjarje të shënuar, Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here