Pas kërkesës së disa qeverive ndaj kompanive të makinave për prodhimin e pajisjeve respirative për të luftuar COVID-19, disa firma janë përgjigjur.
Ditën e djeshme, gjiganti i makinave Fiat ndryshoi një filial në Kinë, për të prodhuar 1 milion maska.
Shefi ekzekutiv, Mike Manley, nëpërmjet një letre zyrtare drejtuar këtyre qeverive shprehet se puna do të fillojë javën e ardhshme.
Edhe kompani të tjera si GeneralMotors, Ford e Tesla në ShBA kanë premtuar se do të ndihmojnë në prodhimin e maskave.
Aktualisht ato po shqyrtojnë mundësinë se si mund të rikthejnëë prodhimin.
Gjithashtu edhe gjiganti japonez, Nissan dhe ekipi i Formula 1 në Britani kanë premtuar prodhimin e maskave.
Ford tha deklaroi këtë të martë se po punon me kompanitë e shëndetit GE Healthcare dhe 3M, për prodhimin e respiratorëve të modifikuar me pjesët e makinave.
Firmat nuk japin një afat për përfundimin e këtyre pajisjeve.