Shkon në 7 numri i viktimave nga COVID-19, ndërron jetë në spitalin infektiv pacientja 85-vjeçare

0
703

 

Shkon në 7 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë raporton se ka ndërruar jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila kishte mbërritur te Spitali Infektiv pasditen e sotme, në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm në rast të shfaqjes së shenjave të sëmundjes dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here