Kryemadhi: Amnistia fiskale mashtrim, ide për të pastruar ca para

0
709

 

Për Monika Kryemadhin amnistia fiskale e prezantuar nga qeveria e kryeministrit Rama është një mashtrim.

Në një intervistë për Ora News, Kryetarja e LSI tha se është një ide për të pastruar paratë e ndonjë trafikanti droge i cili merret me ndërtime në Shqipëri.

Kryemadhi: Janë bërë 4 amnisti fiskale, kush pa pasur ndërmend ti bëjë i ka bërë paratë. Po pse emigrantët kanë para për të deklaruar?! Emigrantët i kanë para gjaku ato atje. Kjo është qesharake. Kjo është një ide për të pastruar ca  para ndonjë evazion fiskal, ndonjë trafikant droge i cili merret me ndërtime në Shqipëri dhe do të bëjë dhe do të bëjë ndonjë pastrim parash dhe amnisti fiskale që bën marrëveshje me qeverinë dhe kaq. Kjo nuk është amnisti fiskale që do jetë amnisti fiskale dhe do përfitojë ai që ka shitur 5 kg sheqer dhe oriz dhe nuk ka deklaruar tatimet te kjo drejtoresha e tatimeve që po heq njerëzit nga puna. Është qesharake është mashtrim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here