Friday, May 10, 2024
Home Kronika Vrau vajzën dhe dhëndrin, shpallet i pafajshëm nga gjykata shqiptari në Australi....

Vrau vajzën dhe dhëndrin, shpallet i pafajshëm nga gjykata shqiptari në Australi. Çfarë tha ai në gjyq

0
1025

Osman Shaptafaj, i cili akuzohet se vrau vajzën bashkë me burrin e saj, i ka shpëtuar dënimit deri tani. Për shkak të pretendimeve se vuan nga probleme të shëndetit mendor, shqiptari që jeton prej kohësh në Melburn të Australisë nuk është shpallur fajtor.

  • foto galeri
  • foto galeri

Teksa seanca gjyqësore është kryer me skype në Gjykatën e Magjistraturës në Melburn, për shkak të situatës me pandeminë e COVID-19, Osman Shaptafaj pohoi se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Ai pretendoi se ishte probleme mendore, kur qëlloi Lindita dhe Veton Musai në mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, teksa po hynin në shtëpinë e familjes Musai në Yarraville.

Vajza e tij Lindita, 25 vjeçe vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa Vetoni 29 vjeç, vdiq të nesërmen në spital. Ndaj Shaptafaj rënduan dy akuza për vrasje, por sot ai u deklarua jo fajtor për shkak të shëndetit mendor. I akuzuari do të kthehet në Gjykatën Supreme për një seancë dëgjimore në 29 maj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here