Protesta e pushuesve kosovar ne Velipoje, reagon shendeti publik: Behen gati ambulanca dhe stafi mjekesor

0
795

Pushuesit Kosovare ne plazhin e Velipojes kane protestuar sot, pas mbytjes se nje pushuesi Kosovar diten e djeshme ne plazhin e Velipojes.

Sipas pushuesve ambulanca ka vonuar me shume se nje ore per te mberritur dhe per t’i dhene ndihmen e pare 44 vjeçarit.

Pas protestes se organizuar nga pushuesit ku kerkonin qe ne Velipoje te jene ne gadishmeri ambulancat dhe stafet mnjekesore sebashku me vrojtuesit e plazhit ka reaguar shendeti publik ne Shkoder: Jane bere gati ambulancat dhe stafi mjekesore per tu nisur drejt Velipojes dhe per te qene ne gadishmeri te pushuesve ne Velipoje.

DSHP Shkoder: Nisur nga shqetësimet e krijuara ditët e fundit Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Shkodër njofton gjithë pushuesit e plazhit të Velipojës që Qendra Shëndetësore Verore në plazh është hapur që sot; dy ditë përpara datës së parashikuar.
📍 Gjithë pushuesit që shfaqin problematika shëndetësore mund të drejtohen pranë kësaj qendre që është në gatishmëri me ekip mjekësor dhe të gjitha medikamentet e nevojshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here