Për ekstradim në Belgjikë, arrestohet në Morinë shkupjani i dënuar me 3 vjet burg për drogë e vjedhje

0
530

Një 38-vjeçar me banim në Shkup është arrestuar në pikën kufitare të Morinës për llogari të drejtësisë belge.

Në pranga ka rënë Djelal Ferati. Policia thotë se ai ishte dënuar  me 3 vjet burg në Belgjikë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja”.

“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bruksel/Belgjikë, pasi autoritetet gjyqësore në Antëerp, Belgjikë e kanë dënuar me 3 vite burg për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga legjislacioni penal i Belgjikës”.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here