Vllaznia- Siroki Brijeg, Plori: E vështirë të përmbysim rezultatin, mezi presim t’i kemi në stadium tifozët

0
987

Vllaznia bëhet gati për misionin Conference League me objektivin për të përmbysur humbjen e parë 3-1 në Bosnje përballë Siroki Brijeg.

Shkodranët duhet të fitojnë të paktën që ta cojnë në shtesa lojën ose me nje diference ndryshe nga ajo 3-1.

Në mungesë të trajnerit Brdariç i pezulluar për kartonin e kuq qe mori në ndeshjen e parê, foli asistenti Elvis Plori i cili nuk preferoi të flasë shumë për arbitrimin e ndeshjes së parë por u përqëndrua vetëm te sfida në “Loro Boriçi”.

“Është e shumë pritur për ne dhe për gjithë opinion shkodran, pasi ka 10 vite që nuk luajmë në kupat e Europës në Shkodër. Është e shumëpritur edhe për një arsye tjetër, pasi prej dy vitesh që luajmë pa tifozë. Ka adrenalinë tjetër me tifozë, edhe pse me numër të reduktuar.

Është e vështirë të përmbysim rezultatin. Moralisht skuadra është e mirë. Nuk ishte rezultati i merituar atje. Nuk dua të kthehem te arbitrat që janë diskutuar. Shoh optimizëm për të kthyer rezultatin dhe kjo më mbush me shpresë.

Duhen shumë gjëra për të fituar. Duhet të jemi kërkues dhe agresiv për të shënuar shpejt, por edhe të jemi të kujdesshëm, pasi do na godiste në çdo aspekt. Do bëhej dyfish më e vështirë. Duhet të jemi të përgatitur, të jemi agresivë dhe racional.

Shkodra ka qenë armë e fortë për çdo futbollist ndër vite. Jo më kot përmenden tifozët e zjarrtë të Vllaznisë. Mezi presim t’i kemi në stadium tifozët.

Brdaric mungon, po do komunikojmë. Kemi bashkëpunim perfekt. Shpresojmë të shënojmë shpejt. Latifi nuk do luajë nga fillimi. Të gjithë e njohin dhe ka shumë dëshirë, por nuk është ende i gatshëm. Do ketë minuta për të, por duke parë se si shkon ndeshja.

Nuk e shikoj veten të aftë të gjykoj një arbitër pa nisur ndeshje. Arbitrat e huaj, kur kanë ardhur këtu edhe në kampionat, nuk ka pasur protesta siç ndodhi atje me ne. Uroj të mos ndodhë më”, u shpreh Plori në vigjilje të sfidës së Vllaznisë në Conference League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here