Zyrtari amerikan: Doza e tretë e vaksinës mund të shkaktojë efekte anësore serioze

0
786

 

Zyrtari shëndetësor amerikan ka ngritur alarmin rreth dozës së tretë të vaksinës kundër Covid-19.

Sipas tij doza e dytë e vaksinave Covid-19 u shoqërua me norma të larta të efekeve anësore, duke thënë se një dozë e tretë potencialisht mund të sjellë me rreziqe edhe më të mëdha, shkruan Reuters.

“Ne jemi të interesuar të mësojmë  nëse një dozë e tretë mund të shoqërohet me  rrezik më të lartë të efekteve anësore, veçanërisht  efektet  më të rënda, megjithëse shumë të rralla” tha Jay Butler, zëvendës drejtor në Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gjatë një konferencë mediatike.

Qeveria amerikane nuk ka vendosur ende nëse do të sigurojë doza shtesë  të vaksinës, por beson se kjo mund të jetë e nevojshme për të moshuarit dhe grupet e tjera të popullsisë që rrezikojnë të shfaqin një infeksioni serioz, shtoi ai.

Partnerët Pfizer dhe BioNTEch planifikojnë të kërkojnë miratimin e rregullatorit të SHBA.-së në javët e ardhshme për dozën e tretë shtesë së vaksinës Covid-19, duke thënë se rreziku i infeksionit rritet gjashtë muaj pas vaksinimit.

Megjithatë, Jay Butler theksoi, se deri më tani, dy dozat e vaksinave Covid funksionojnë në mënyrë efektive duke mbrojtur trupin e njeriut nga virusi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here