DEA amerikane arreston bosin shqiptar të kokainës në Kolumbi, në pranga edhe 4 bashkëpunëtorë

0
1063

Një grup i trafikut të drogës, që drejtohej nga një shqiptar është shkatërruar në Kolumbi.

Autoritetet kolumbiane bëjnë të ditur se DEA amerikane ka arrestuar shtetasin shqiptar Agim Cerma, i njohur me pseudonimin “Jimmy”.

Bashkë me të janë arrestuar edhe katër anëtarë të bandës që merreshin me trafikun e drogës, arrestimi i tyre u bë me qëllim ekstradimi në SHBA.

Dyshimet janë se Cerma kishte marrë para në Europë për të blerë kokainën në zonat e prodhimit të paligjshëm në Cauca dhe për të garantuar transportimin e saj me fluturimet Chartes përmes aeroportit Alfonso Bonilla Aragón de Palmira (Valle del Cauca).

Sipas autoriteteve ka të dhëna se paratë kishin hyrë në Kolumbi përmes ndërmjetësve financiarë. Hetimet kanë zbuluar se Cerma dhe bashkëpunëtorët e tij kishin një grup të cilësuar me ‘Clan del Golfo’ në rajonin e Urabá dhe bashkëpunonin me grupe të tjera në zonë për të blerë lëndën narkotike.

Të arrestuarit e tjerë

William Cruz Pérez, i cili do të ishte njeriu i besuar i tij dhe personi i ngarkuar për koordinimin e blerjes dhe magazinimit të kokainës, dhe krijimin e vendeve për dorëzimin e parave.

Pedro Antonio Penagos Londoño, dyshohet se është përgjegjës për mbledhjen e drogës në ndërtesat pranë Aeroportit Alfonso Bonilla Aragón.

Jairo Fernando Cardona López, i akuzuar për kontakte me kontrollorët ajrorë dhe personelin e sigurisë nga terminali ajror për të lejuar hyrjen dhe daljen e kartave.

Edwin Durlandy Montilla González, alias Kimist, i cili dyshohet se merrej me përpunimin e klorhidratit të kokainës në laboratorët në Caucën veriore.

Në procesin e identifikimit dhe gjetjes së anëtarëve të dyshuar të këtij grupi të trafikut të drogës, u sekuestruan më shumë se 333 kilogramë kokainë dhe më shumë se 2,000 milion pesos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here