Rikthehet i nxehti përvëlues! Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

0
453

Rikthehet i nxehti përvëlues, me temperatura që shkojnë mbi 35 gradë celcius.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16°C në 26°C, në zonat e ulëta nga 21ºC në 35°C dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 35°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here